Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë për ‘RTV Dukagjini’ në programin ‘Krejt n’debat’, Gashi tregoi se marrëdhënia e tyre tashmë është e mbyllur dhe nuk ka më asnjë kontakt mes tyre.
“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ftohja mes tyre ka qenë e thellë.
Moderatori theksoi se është ndjerë i lënduar dhe i zhgënjyer nga Dafina:
“Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta mosmirënjohëse, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në ‘Big Brother’,” – tha ai.
Pavarësisht fjalëve të rënda, Gashi nuk harroi të shprehë një urim për Dafinën, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë:
“Dua t’i uroj më të mirat, pasi po bëhet nënë. Më e rëndësishmja është të mos stresohet. Mbi të gjitha, është respekti.”