Projekti “Rrugët për fëmijë” te shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë do të fillojë qysh nga nesër.
Punëkryesi edhe në këtë projekt do të jetë “Selmans Network”.
Projekti “Rrugët për fëmijë” te shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë do të fillojë qysh nga nesër.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu përmes një postimi të bërë në Facebook.
Musliu gjithashtu ka publikuar edhe fotografitë e këtij projekti që pritet të realizohet.
Njoftimi i tij në Facebook:
Mirëmëngjesi Prishtinë
Po fillojmë me projektin e parë “Rrugët për fëmijë” tek SHFMU “Elena Gjika”, e për të vazhduar me trajtimin e sigurisë, e të mobilitetit edhe në hapësirat e tjera shkollore në Kryeqytet
#Kryeqyteti tjetër nivel…