Rreth orës tre të mëngjesit, në vendin ku ndodhi shpërthimi mbrëmë në Zubin Potok, u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit.
Por ku kanë kaluar disa orë nga kjo ndërhyrje, gazetarët lokal po raportojnë se këto momente ka filluar rrjedhja e ujit jashtë kanalit.
Sipas informacioneve të tyre, deri në ndërhyrjen e radhës pritet që të mbushet kanali në mënyrë të mjaftueshme.