Si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me ujë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Komuna e Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se sot do të vendosen cisterna me ujë të pijes në lagjet e Mitrovicës Veriut.
Lagjet dhe oraret e vendosjes së cisternave janë:
• 13:00 – Lagjja e Boshnjakëve
• 13:45 – Lagjet pranë Spitalit
• 14:30 – Lagjet pranë Stacionit të Policisë
• Vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes.