Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje në incidentin në “Aktash”

    12/06/2025 10:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prj 30 ditësh Erd Marevcit, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

    Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Rasti ka të bëjë me incidentin e armatosur që ndodhi në shtator të vitit të kaluar në lagjen “Aktash” ku mbeti i vdekur një person. Për këtë rast, në paraburgim gjenden Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa dhe Fatos Abazi nën dyshimin për vrasjen e Premtim Gashit më 1 shtator 2024 në “Aktash”. Si dhe Vesel Bunjaku, i dyshuar për manipulim me prova.

    “Betimi për Drejtësi” ka raportuar të mërkurën për kërkesën e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj Marevcit. Aty thuhet më 1 shtator 2024 rreth orës 22:04 minuta në një kafene dhe jashtë saj, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe raporteve të përkeqësuara mes të pandehurve Korab Gashi dhe Salih Sekiraqa, përkatësisht familjes Gashi dhe Sekiraqa, me qëllim të qërimit të hesapeve mes tyre, Marevci së bashku me Korab Gashin, Valdrin Ademin, Dardan Marevcin, dhe tani tani të ndjerin Premtim Gashi, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar të maskuar dhe pajisur me armë, me qëllim që ta privojnë nga jeta Salih Sekiraqën, djalin e tij të mitur Sh.S., dhe Faton Abazin, futen në lokal.

    Me tu futur në lokal, thuhet se Marevci së bashku me Korab Gashin dhe tani të ndjerin Premtim Gashi, pasi veprojnë me gjuajtje me breshëri të armëve të gjata drejt Salih Sekiraqës, djalit të tij Sh.S., dhe Faton Abazit, fillojnë të tërhiqen nga lokali ku edhe iu bashkohen Valdrin Ademi dhe persona të tjerë të panjohur që kanë vazhduar gjuajtjen me armën me të pandehurit Sekiraqa dhe Abazi. Thuhet se iu bashkua edhe Robert Llumnica dhe të tjerë, ku të pandehurve Sekiraqa, Abazi dhe Llumnica, iu shkaktojnë lëndime trupore.

    Sipas Dosjes, menjëherë pas arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes, u dërguan për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të pandehurit e tjerë të panjohur- dy prej tyre përmes përdorimit të mjetit motorik me katër rrota, largohen në drejtim të pjesës së epërme të rrugës “Gazmend Zajmi” dhe të tjerë largohen nga pjesa anësore- e epërme e lokalit.

    Për këto veprime, Marevci dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga nenin 173, paragrafi 1, pika 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal.

    Po ashtu, Marevci dyshohet edhe se më 10 qershor 2025 rreth orës 8:30 të mëngjesit në Prishtinë i është gjetur në posedim një revole të cilën e mbante pa autorizim.

    Prandaj, Marevci po dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizim të armëve” nga nenin 366, paragrafi 1 i Kodit Penal.

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë

    Zjarri përfshinë një nga kullat e Dubait, autoritetet evakuojnë banorët

    Zgjedhjet lokale, Çitaku: PDK është gati për fitore

    Të Fundit

    Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë

    Zjarri përfshinë një nga kullat e Dubait, autoritetet evakuojnë banorët

    Zgjedhjet lokale, Çitaku: PDK është gati për fitore

    E konfirmon Policia: Vujoviqi, pjesëtar i inteligjencë serbe do të largohet me forcë nga Kosova

    Izraeli eliminoi negociatorët iranianë, ironizon Trump: Nuk vdiqën nga gripi apo COVID-19

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.