Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë nesër seancën konstituive nga nesër në ora 12:00.
Kështu bëri të ditur vetë Kuvendi i Kosovës në faqen e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përgjigjen ndaj kryeuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi që vazhdimi i seancës së ndërprerë të bëhet – siç e kërkon Rregullorja – jo më larg se 48 orë.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës deri më tash kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë.
Seanca e kaluar u ndërpre nga Avni Dehari, pas dështimit të votimit të raportit të Komisionit Verifikues për mandatet e deputetëve.
Kjo pasi që u konsiderua se dorëheqja e anëtarëve të qeverisë – 10 prej tyre – nuk u konsiderua valide nga disa parti politike ish-opozitare.