Magazina

Ndodh edhe kjo! Lopa i ‘ha’ fermeres unazën e diamantit

Një situatë sa e pazakontë, aq edhe komike është regjistruar sot në spektaklin Ferma Vip ku protagonistë janë bërë sipërmarrësja Sara Karaj dhe një nga kafshët e fermës.

Gjithçka është bërë publike nga moderatorja Arbana Osmani e cila ka ndarë në rrjetet sociale një bisedë të brendshme të stafit, duke zbuluar një incident të papritur: një lopë ka gëlltitur unazën me diamant të Sarës.

Sipas mesazheve të publikuara, një anëtare e stafit njofton fillimisht për ngjarjen, ndërsa më pas situata merr një kthesë humoristike, pasi banorët kanë nisur të presin rikuperimin e aksesorit në mënyrën më të pazakontë të mundshme.

Postimi i Osmanit është shoqëruar me përshkrimin ironik “Lajmet që (nuk) duam”, duke e kthyer këtë episod në një nga momentet më të diskutueshme dhe argëtuese të këtij edicioni

Artikuj të ngjashëm

Back to top button