Zyrtari i lartë ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, duke propozuar që armëpushimi të zëvendësohet me një marrëveshje paqeje, në fakt ka marrë anën e presidentit rus, Vladimir Putin.
“Fatkeqësisht, Trump ka marrë qëndrim si Putini, dhe kjo ishte kërkesa e tij”, tha Merezhko, kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme në parlamentin ukrainas, për reuters.
Sipas tij, nën konceptin “marrëveshje paqeje”, Putini nënkupton disa “gjëra të rrezikshme” për Ukrainën.