Melania Trump ka surprizuar Hollywood-in dhe botën politike, duke njoftuar krijimin e kompanisë së saj të prodhimit filmik Muse Films.
Gjithashtu ajo paralajmëroi dhe dokumentarin e shumëpërfolur mbi jetën e saj, i cili mbështetet nga një marrëveshje me vlerë 40 milionë dollarë me Amazon.
Në një postim në platformën “X”, ajo publikoi logon zyrtare të kompanisë dhe një promo 10-sekondësh të dokumentarit me titull “Melania”, që do të shfaqet ekskluzivisht në kinematë në mbarë botën më 30 janar 2026.
Videoja promovuese shfaq një logo elegante “M” në të zezë dhe ngjyrë argjendi, duke sinjalizuar hyrjen e saj në botën e filmit.
“PREZANTOJMË: MUSE FILMS. Kompania ime e re e prodhimit. MELANIA, filmi, ekskluzivisht në kinematë në mbarë botën më 30 janar 2026”, shkroi Melania.
