Për këtë arsye, u kërkohet menjëherë banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe atyre që ndodhen brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për një evakuim të sigurt.
Ministria ka apeluar për qetësi dhe përkushtim maksimal nga të gjithë banorët dhe institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronave.