Një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive që prej mesnatës së kaluar pranë Palasës, ku flakët kanë përfshirë një kodër dhe po përballen me vështirësi për t’u vënë nën kontroll.
Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë të pamundur neutralizimin e plotë vetëm përmes ndërhyrjes nga toka.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivët e policisë dhe punonjësit e zonave të mbrojtura, të cilët gjatë gjithë natës kanë punuar për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të tjera.
