Autoritetet në Abu Dhabi kanë reaguar ndaj një zjarri në një gjenerator elektrik jashtë centralit bërthamor Barakah, i cili është shkaktuar nga një sulm me dron.

Zyra e mediave në Abu Dhabi ka bërë të ditur se nuk janë raportuar të lënduar dhe se nuk ka ndikim në nivelet e sigurisë radiologjike.

“Autoriteti Federal për Rregullimin Bërthamor ka konfirmuar se zjarri nuk ka ndikuar në sigurinë e centralit elektrik apo në gatishmërinë e sistemeve të tij thelbësore, dhe se të gjitha njësitë po funksionojnë normalisht,” thuhet në njoftim.