Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Zelensky shpreson për bisedime të reja me Rusinë dhe SHBA-në deri në fillim të nëntorit

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 23:34
Zelensky shpreson për bisedime të reja me Rusinë dhe SHBA-në deri në fillim të nëntorit

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se Ukraina e mbështet një propozim të SHBA-së për bisedime trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, në nivel negociatorësh, të cilat duhet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur – mundësisht jo më vonë se fillimi i nëntorit.

Zelensky, duke folur me gazetarët përmes WhatsAppit ndërsa kthehej në Kiev nga Norvegjia, tha se kishte biseduar me zyrtarë amerikanë pas takimeve që i dërguari presidencial, Steve Witkoff, pati në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin.

"Kemi marrë konfirmimin se... Rusia e mbështet një takim trepalësh në nivelin e ekipeve tona (negociatore)," tha Zelensky.

"Pala amerikane ka propozuar që takimi të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne e mbështesim këtë... Pala ukrainase ka qenë në kontakt me partnerët e saj amerikanë. Ata do të bëjnë gjithçka që takimi të zhvillohet sa më herët, brenda muajit nëntor. Besoj se jo më vonë se fillimi i nëntorit"

Zelensky theksoi se Kievi mbështet "çdo propozim për armëpushim, për t'i dhënë fund luftës, për një armëpushim në sektorin energjetik, si dhe për iniciativa humanitare".

Më herët, Kremlini njoftoi se Putini ka rënë dakord për rifillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, që në muajin e ardhshëm.

Witkoff u takua me Putinin një ditë pasi kishte zhvilluar bisedime me Zelensky-n në Norvegji, në një kohë kur në Kiev dhe mes aleatëve të tij kishte shqetësime se Shtetet e Bashkuara po tërhiqeshin nga mbështetja për Ukrainën

zelenskybisedimenëntorit

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:59Papa Leoni nuk do të ketë nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit, thonë mjekët
  • 19:38Rriten tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë – Beogradi arreston dy kroatë me ‘pretendime të rreme’
  • 19:19Putin, i gatshëm për rinisjen e bisedimeve të paqes me Ukrainën
  • 18:32Reuters: Serbia kap gjashtë persona të dyshuar për planifikimin e dhunës në ditën e zgjedhjeve
  • 17:45Senatori amerikan Tillis i reagon ashpër emisarit të Trumpit pasi e quajti Putinin “humanist”