Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Zelensky: Rusia theu një antirekord të çmendur mbrëmë me sulme intensive

GD
Gazeta Demos21 gusht 2025 në 11:45
Zelensky: Rusia theu një antirekord të çmendur mbrëmë me sulme intensive

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia kreu një nga sulmet ajrore më intensive që nga fillimi i luftës gjatë natës, duke qëlluar pothuajse 600 dronë dhe 40 raketa në territorin ukrainas.

“Sonte, ushtria ruse vendosi një nga anti-rekordet e saj të çmendura”, tha Zelensky, duke theksuar se infrastruktura civile, ndërtesat e banimit dhe civilët u prekën, raporton Sky News.

Operacionet e shpëtimit janë ende duke vazhduar në disa rajone të Ukrainës.

Zelensky tha se Moska po vepron “sikur asgjë nuk po ndryshon, sikur nuk ka asnjë përpjekje globale për të ndaluar luftën”. Ai theksoi veçanërisht sulmin ndaj një “kompanie amerikane” në rajonin Transkarpatian, të cilin e konsideron “shumë domethënës”.

Ushtria ukrainase konfirmoi se ky ishte sulmi i tretë ajror më i madh që nga fillimi i pushtimit rus, me një total prej 574 dronësh dhe 40 raketash të qëlluara brenda një nate. Sulmet më të mëdha ruse kanë ndodhur që nga fillimi i qershorit, gjë që tregon një përshkallëzim të ndjeshëm të intensitetit të sulmeve ajrore.

Zelensky paralajmëroi se ende nuk ka asnjë shenjë nga Moska për një vullnet të vërtetë për negociata paqeje dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë më me vendosmëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s