Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se vetëm Shtetet e Bashkuara kanë fuqinë për ta detyruar Rusinë të bëjë paqe.
“Le të jemi të sinqertë, sot vetëm Ukraina po mbron Evropën. Sot vetëm Evropa po i jep para Ukrainës dhe po e ndihmon atë. Vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta ndalojnë Putinin”, tha ai për POLITICO.
Megjithatë, Zelensky shprehu shqetësim se Shtëpia e Bardhë mund të mos e kuptojë thelbin e problemit.
“Nga ajo që shoh unë, ata po dërgojnë më shumë sinjale se Ukraina duhet të bëjë kompromise, jo Rusia”, tha ai.
