Volodymyr Zelensky ka thënë se ka folur me Donald Trumpin për ta falënderuar për “gatishmërinë e tij për të mbështetur Ukrainën, dhe për të vazhduar të punojnë së bashku për të ndaluar vrasjet dhe për të vendosur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë”.
Presidenti ukrainas tha se pati “një bisedë shumë të mirë” me homologun e tij amerikan.
Ai tha se diskutoi “mjetet dhe zgjidhjet e nevojshme me presidentin për të ofruar mbrojtje më të mirë për njerëzit nga sulmet ruse dhe për të forcuar pozicionet tona”.