Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Xhandarmëria franceze ia vë emrin “Kosovë” një autoblinde të fuqishme

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 18:06
Xhandarmëria franceze ia vë emrin “Kosovë” një autoblinde të fuqishme

Dy javë para paradës ushtarake të Ushtrisë Franceze (14 korrik), të martën më 1 korrik, dymbëdhjetë automjete për ndërhyrje shumëfunksionale të xhandarmërisë franceze “Centaure” (VIPG) u pagëzuan në Versailles-Satory, brenda Grupit të Blinduar të Xhandarmërisë Mobile (GBGM).

Gjenerali Christophe Daniel, komandant i GBGM, në këtë ceremoni tha se kjo ngjarje është shumë simbolike ku nderohen automjetet ushtarake “Centaure”.

Në mesin e këtyre automjeteve ndërhyrëse, tashmë një nga to është emërtuar “Kosova”.

“Këto dymbëdhjetë automjete të blinduara, të cilat do të parakalojnë gjatë ceremonisë më 14 korrik, u janë dhënë emra me vlerë të lartë simbolike: Stonne, Satory, Kapiten Delpal, Toger Lagathu, Toger Pichard, Kryeoficer i Urdhrit Guichard, Moncey, Kosovë, Afganistan, Hondschoote, Villodrigo, Trimëri dhe Disiplinë. Këto të fundit u zgjodhën në nder të figurave historike, operacioneve të ndjeshme ose betejave që kanë shënuar historinë e Francës dhe u gdhendën në palosjet e flamujve të xhandarmërisë”, u tha në njoftimin e ministrisë së brendshme franceze, raporton Klankosova.tv.

Pas ngritjes së flamurit, komandanti i GBGM-së, Gjenerali Christophe Daniel, mbajti një fjalim, gjatë të cilit falënderoi të gjithë ushtarët që morën pjesë në zbatimin e programit “Centaur”. “Është një aventurë e madhe”, tha ai. “Shumë nga 90 automjetet ‘Centaure’ janë vendosur tashmë në terren, veçanërisht vitin e kaluar, me rastin e ngjarjeve të ndjeshme që ndodhën në Kaledoninë e Re”.MPB-ja franceze, tha se ky automjet i ri ndërhyrjeje i xhandarmërisë, i fuqishëm dhe shumëfunksional, zëvendëson VBRG (Automjetet e Blinduara me Rrota të Xhandarmërisë) të vënë në shërbim që nga viti 1974.

Automjeti mund të mbajë deri në dhjetë persona (tre anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë ushtarë), dhe mund të angazhohet në një gamë të gjerë misionesh operacionale, në shërbim të mbrojtjes së popullit francez, xhandarëve dhe territorit kombëtar.

Ndërsa vendosja e VIPG-ve tani ka përfunduar, dymbëdhjetë prej tyre do të marrin pjesë në paradën ushtarake më 14 korrik 2025, në Champs-Élysées. Ishte një mundësi për të nxjerrë në pah komponentin e blinduar të xhandarmërisë, edhe pse parada e mëparshme e motorizuar GBGM daton që nga 14 korriku 2000, kur u kthye nga një operacion në Kosovë. “Është një simbol i fortë, i cili konkretizon punën dhe angazhimin tonë”, tha Gjenerali Danie.

Për të shënuar këtë ngjarje të rrallë, për secilin automjet u caktua një sponsor: xhandari më i ri dhe studenti më i ri i grupit, oficerët më të lartë të Satory-t, ose ata që kishin marrë pjesë në operacione të jashtme, në Kosovë ose Afganistan.

Franca

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth
  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore
  • 17:41Pekini përballet me reshje të dendura, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe rrëshqitje dheu
  • 15:30Shi i rrëmbyeshëm edhe në Shqipëri
  • 14:23BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë