Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se është “shumë i shqetësuar” për marshin e madh të planifikuar më 12 shtator në mbështetje të ish krerëve të UÇK, pak ditë para shpalljes së vendimit përfundimtar nga Gjykata e Hagës.

Gjatë një vizite në Qarkun e Banatit të Veriut, në Kikindë, Vuçiqi tha se ndërkohë që Prishtina po i bën presion Gjykatës, Serbia do të presë deri më 16 shtator për të reaguar.

“Po paralajmërojnë dhunë dhe presion ndaj Gjykatës nëse kjo nuk ndodh. Ne do të presim deri më 16 shtator, do të reagojmë dhe do të tregojmë gjithçka që ka bërë bashkësia ndërkombëtare ndërkohë. Fatkeqësisht, por edhe me një anë fat, do të kem mundësinë të flas për këtë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, deklaroi Vuçiqi.