Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Vuçiq u çon mesazh Kallasit dhe Sorensenit – flet për çnjohje të Kosovës nga dy vende – shkel zotimet e dialogut

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 17:34
Vuçiq u çon mesazh Kallasit dhe Sorensenit – flet për çnjohje të Kosovës nga dy vende – shkel zotimet e dialogut

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sërish ka pretenduar se së shpejti do të ketë tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai nga Praga ku po merr pjesë në Forumin GLOBSEC tha se “do të ketë surpriza”, duke injoruar plotësisht zotimet e bëra në Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit ku Kosova dhe Serbia janë dakorduar që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare.

“Serbia është e vendosur të punojë për të ruajtur integritetin e saj territorial, në luftën kundër kundërshtarëve të fuqishëm për këtë çështje, si Turqia dhe të tjerët që po punojnë aktivisht për njohjen e Kosovës. Së shpejti do të kemi surpriza nga dy pjesë të ndryshme të botës ndaj partnerëve tanë që po luftojnë për njohjen e Kosovës, kështu që ne do t’i përgjigjemi me çnjohje”, tha Vuçiq, siç shkruan Danas.

Me këtë Vuçiq çoi mesazh për kryediplomaten e BE-së Kaja Kallas dhe emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, të cilët tashmë janë në krye të dialogut.

Vetëm para pak orësh, Vuçiq takoi Sorensenin dhe tha se ia ka theksuar se “Serbia është plotësisht e përkushtuar për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut”.

Ndërkaq, duke komentuar ngjarjet e sotme në Iran, Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë “miqësinë me Kinën, Amerikën dhe Rusinë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:25Tiranë: Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
  • 18:17Pesë të vrarë në sulmin në zemër të Krakovit, reagon presidenti polak
  • 18:04Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit
  • 17:44Protestuesit e nxjerrin zvarrë një politikan pasi humbën qasjen e tyre në miliona kursime
  • 17:22Sulm në Poloni, raportohet për të vdekur e të plagosur