Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vuçiq përfshin sërish Kosovën në strategjinë “Serbia 2030”, përsërit pretendimet territoriale

GD
Gazeta Demos7 mars 2026 në 21:52
Vuçiq përfshin sërish Kosovën në strategjinë “Serbia 2030”, përsërit pretendimet territoriale

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë prezantimit të strategjisë kombëtare “Serbia 2030”, ka përsëritur pretendimet e njohura të Beogradit ndaj Kosovës, duke e përfshirë atë në vizionin politik dhe strategjik të shtetit serb.

Ngjarja u hap në mënyrë simbolike me një përshëndetje nga një robot i prodhimit kinez, pas së cilës Vuçiqi prezantoi dokumentin strategjik të zhvillimit të Serbisë deri në vitin 2030. Megjithatë, një pjesë e fjalimit të tij u fokusua në Kosovën, ku ai përsëriti narrativën zyrtare të Beogradit duke e konsideruar atë pjesë të Serbisë.

“Kushtetuta e Republikës së Serbisë thotë pa mëdyshje se Kosova është një krahinë autonome brenda Serbisë… E vetmja zgjidhje për Kosovën është biseda, pa konflikte apo luftë, por dialogu dhe vetëm dialogu”, deklaroi Vuçiq.

Deklarata të tilla konsiderohen gjerësisht si vazhdim i retorikës politike të Beogradit që injoron realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe faktin se vendi është njohur nga mbi 100 shtete të botës. Në të njëjtën kohë, Vuçiq u ankua se nuk ka “partner për dialog”, duke pretenduar se synimi i institucioneve të Kosovës është dëbimi i serbëve nga territori.

Në të njëjtin fjalim, presidenti serb paralajmëroi se Serbia do të vazhdojë të mbështesë institucionet fetare serbe në Kosovë, përfshirë manastiret dhe kishat, një deklaratë që shihet nga kritikët si përpjekje për të mbajtur ndikim politik dhe institucional në një shtet tjetër.

Ndërkohë, Vuçiq u përpoq të paraqesë Serbinë si vend neutral ushtarakisht, duke pranuar se vendi i tij nuk mund të përballet me NATO-n dhe se duhet të ruajë marrëdhënie pragmatike me aleancën.

“Ne gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira me Federatën Ruse, tani kemi marrëdhënie gjithnjë e më të mira me Republikën Popullore të Kinës. Ne duhet të ndërtojmë marrëdhënie të mira strategjikisht dhe taktikisht me vendet e NATO-s”, tha ai.

Vuçiq gjithashtu paralajmëroi për përshkallëzim të konflikteve globale, duke përmendur luftën mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit dhe duke sugjeruar se në konfliktet e ardhshme mund të përdoren edhe armë të rrezikshme, përfshirë ato bërthamore.

“Ky është vetëm fillimi i konfliktit… Ky është vetëm fillimi i konflikteve në të gjithë botën”, deklaroi ai.

Në fund të prezantimit, presidenti serb njoftoi edhe plane për modernizimin e ushtrisë serbe, përfshirë krijimin e një ushtrie digjitale të ngjashme me modelin izraelit dhe hapjen e një fabrike për prodhimin e dronëve ushtarakë në bashkëpunim me një shtet tjetër lider në këtë sektor.

Serbia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:26“Mami, mos më telefono” – momentet e tmerrit gjatë sulmit me armë në shkollën e Tajlandës
  • 21:54​Imeri: Zelensky sapo ke përqafuar hijen e Putinit në Ballkan
  • 21:18“Varet nga SHBA”, Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit
  • 21:08Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden
  • 19:49Kolumbia ka presidentin e ri, De la Espriella merr zyrtarisht detyrën