Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vuçiq: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë, Staroviq foli pa kujdes

GD
Gazeta Demos27 korrik 2025 në 21:46
Vuçiq: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë, Staroviq foli pa kujdes

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pasi nuk do ta ndryshojnë politikën shtetërore, e cila sipas tij, “bazohet në parime.”

“E shqyrtuam këtë tri vjet e gjysmë më parë kur po merrnim një vendim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, unë personalisht shkrova tekstin e tij. Ne do të vazhdojmë me politikën tonë parimore të një shteti të pavarur dhe sovran”, tha Vuçiq në Batajnicë, transmeton KosovaPress.

Ai tha se ministri për Integrimin Evropian Nemanja Staroviq “sigurisht foli pa kujdes” kur dha një intervistë për agjencinë austriake APA ku përmendi Kosovën dhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Vuçiq tha se i vinte “keq që në skenën e brendshme ka shumë që hidhen më shpejt në mbrojtje të Rusisë sesa do të hidheshin ndonjëherë në mbrojtje të Serbisë”.

Staroviq tha, sipas raporteve të medias, se Serbia është gati për kompromise shumë të mëdha në lidhje me Kosovën dhe se do të merr pjesë plotësisht në sanksionet kundër Rusisë “kur anëtarësimi në Bashkimin Evropian të jetë në horizont”.

Ai u sulmua shpejt nga Lëvizja Socialiste, e udhëhequr nga Aleksandar Vulin, i cili tha se Staroviq “duhej të udhëhiqte politika shtetërore.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s