The Guardian e ka tallur Aleksandar Vuçiqin, duke e trajtuar një reagim të tij ndaj kritikave si një letër të zakonshme lexuesi, e jo si opinion zyrtar i një presidenti.
Edhe pse Vuçiq kishte përgatitur një tekst të strukturuar si editorial, duke mbrojtur qeverinë e tij, duke theksuar lidhjet me BE-në dhe duke mohuar akuzat për autoritarizëm, britanikja zgjodhi ta publikojë në seksionin “Letrat e lexuesve”, aty ku zakonisht vendosen reagime të thjeshta qytetare, jo qëndrime të krerëve të shteteve, ka transmetuar Klan Kosova.
Në të, Vuçiq përpiqej të paraqesë Serbinë si një vend demokratik në zhvillim, duke thënë se ”Serbia është thellësisht e angazhuar me Evropën… një nivel i tillë bashkëpunimi nuk përputhet me idenë e një shteti autoritar apo keqdashës”.
Ai përmendte madje protestat atje, duke pretenduar në përmbajtjen e policisë dhe përkushtimin ndaj reformave:
