Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vritet ish-kryetari i parlamentit ukrainas – reagon Zelensky

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 14:43
Vritet ish-kryetari i parlamentit ukrainas – reagon Zelensky

Andriy Parubiy, ish-kryetari i Verkhovna Rada të Ukrainës, është vrarë sot në Lviv, në një ngjarje që tronditi skenën politike të vendit.

Rreth mesditës, oficerët e zbatimit të ligjit morën një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në lagjen Sykhiv të Lvivit.

“Viktima vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra. Është vërtetuar se i ndjeri është një figurë e njohur publike dhe politike i lindur në vitin 1971”, thuhet në raportin policor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është informuar menjëherë për vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit, duke e konsideruar ngjarjen një tragjedi të rëndë. Forcat e rendit janë në kërkim të autorit dhe po punojnë për të zbuluar identitetin e tij.

“Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Ruslan Kravçenko, sapo kanë zbardhur rrethanat e para të njohura të vrasjes së tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy është vrarë. Ngushëllimet e mia për familjen dhe të afërmit e tij. Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë angazhuar në hetimin dhe kërkimin e vrasësit”, shkroi Zelensky në Telegram.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:39Videot e Adi Hilës, policia zgjeron hetimet: Ftohen për deklarime personat në pamje
  • 10:40Policia i shkon në shtëpi Adi Hilës, reagon kompozitori: Jam i tronditur, më kanë hakuar
  • 10:31Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, ja momenti kur zbulohet
  • 10:24Gjejnë përgjues në qeli, të burgosurit shqiptarë përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet në TikTok
  • 22:50Kongresisti amerikan Joe Wilson kërkon heqjen e plotë të statusit të SNS-it nga EPP