Policia shqiptare ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.
Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe roja e sigurisë së Gjykatës së Apelit, transmeton klankosova.tv.
Autori, Elvis Shkambi, qëlloi pas shpalljes së vendimit për një konflikt pronësie, duke plagosur edhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë në gjykata, pasi arma u fut pa u kontrolluar për shkak të mosfunksionimit të skanerit metalik.
Akti i rëndë ndodhi pasi gjyqtari i ndjerë Kalaja dha vendimin kundër palës humbëse. Arma u shkrep në korridorin pranë sallës së gjyqit.
