Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ndodhen në Kanada për të përfaqësuar Bashkimin Evropian në samitin e G7-ës, i cili filloi të premten, më 14 qershor.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, të dy udhëheqësit theksuan prioritetet e Evropës në një kontekst të shënuar nga kriza të shumta.
Ata theksuan nevojën që Bashkimi Evropian të mbetet i bashkuar dhe të veprojë me vendosmëri përballë sfidave të mëdha ndërkombëtare: luftës në Ukrainë, tranzicionit ekologjik, tensioneve ekonomike globale dhe rregullimit të inteligjencës artificiale.
“Evropa duhet të vazhdojë të mbrojë vlerat e saj dhe të propozojë zgjidhje konkrete”, deklaroi Ursula von der Leyen.
Derisa, Von der Leyen denoncoi sulmet e Iranit, duke shprehur shqetësimet në lidhje me programet bërthamore dhe të raketave balistike të Teheranit.
