Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vizita e Zelenskyt në Greqi nën masa të rrepta sigurie e me orare ‘sekrete’, çfarë do t’i kërkojë Athinës?

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2025 në 19:24
Vizita e Zelenskyt në Greqi nën masa të rrepta sigurie e me orare ‘sekrete’, çfarë do t’i kërkojë Athinës?

Nën masa të rrepta sigurie dhe sekret ekstrem, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Athinën nesër, raportojnë mediat greke.

Në agjendën e vizitës së tij janë energjia dhe korridori vertikal për transportin e LNG-së amerikane. Vizita e Zelenskyt zhvillohet pas rreth dy vitesh, pas asaj në gusht 2023.

Oraret e takimeve të presidentit ukrainas në Athinë nuk janë njoftuar për arsye sigurie, siç ndodh me çdo udhëtim të Zelenskyt, shkruajnë mediat fqinje.

Raportohet se Zelensky do të takohet me radhë me Presidentin Konstantinos Tasoulas, pastaj me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, dhe takimet e tij do të përfundojnë me Kryetarin e Parlamentit Nikitas Kaklamanis.

Energjia është tema më e nxehtë e diskutimit në këto takime, megjithëse Volodymyr Zelensky do të ngrejë edhe çështje të mbrojtjes, një çështje në të cilën Greqia e ka bërë të qartë se nuk mund të ndihmojë, raporton Tch.

“Po lidhim një marrëveshje me Greqinë, në sektorin e energjisë, për të maksimizuar mundësitë për furnizimin me gaz natyror të Ukrainës, si për këtë dimër ashtu edhe në planin strategjik, në planin afatgjatë. Marrëveshjet me vende të ndryshme evropiane, nga Norvegjia në Greqi, do të sigurojnë garanci për furnizimin me gaz natyror të vendit tonë. I falënderoj të gjithë partnerët që po ndihmojnë”, tha ai më herët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:18“Varet nga SHBA”, Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit
  • 21:08Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden
  • 19:49Kolumbia ka presidentin e ri, De la Espriella merr zyrtarisht detyrën
  • 16:35Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin
  • 14:08Stuhia Tajfuni “Dolphin” godet Japoninë, gjashtë të plagosur dhe mbi 50 mijë ndërtesa pa energji