Vendimi i presidentit francez ,Emmanuel Macron për të njohur një shtet palestinez, duke nxitur lëvizje të ngjashme nga vendet e tjera perëndimore, zemëroi Izraelin dhe aleatin e tij, ShBA duke e vendosur zgjidhjen me dy shtete përsëri në zemër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës shkatërruese në Gaza.
Në një letër drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu javën e kaluar, Macron shkroi se “vendosmëria jonë për të parë popullin palestinez të ketë shtetin e vet është e rrënjosur në bindjen tonë se paqja e qëndrueshme është thelbësore për sigurinë e shtetit të Izraelit”, shkruan AP.