Tre persona kanë vdekur pasi u aksidentuan, teksa po iknin nga Policia në Gjermani.
Shoferi i një BMW me targa të Mynihut të Gjermanisë, në autostradën A2 injoroi shenjën e ndalimit të policisë dhe u largua me shpejtësi, duke rënë kështu me veturë në Kanalin Mittelland.
Siç raportojnë mediat gjermane, dy nga viktimat ishin nga Kroacia, kurse njëri nga Serbia, i cili besohej se e drejtonte automjetin.
