Ushtria izraelite thotë se do të fillojë një “pauzë taktike” në luftimet në tri zona të Gazës, si pjesë e hapave për të adresuar një situatë humanitare që po përkeqësohet.
Ushtria tha se do të ndalojë aktivitetin në Muwasi, Deir al-Balah dhe Qytetin e Gazës nga ora 10:00 deri në orën 20:00 sipas orës lokale çdo ditë deri në njoftim të mëtejshëm, duke filluar nga e diela.
Ushtria theksoi se nuk po vepronte në ato zona, por kishte pasur luftime dhe sulme në secilën prej tyre në javët e fundit, shkruajnë mediat e huaja.
Në një deklaratë, ushtria tha se do të caktojë gjithashtu rrugë të sigurta për të ndihmuar agjencitë e ndihmës të shpërndajnë ushqim dhe furnizime të tjera për njerëzit në të gjithë Gazën.