Një djalë 3-vjeçar, Rayan Abu al-Ajeen, u vra pasi u qëllua në kokë gjatë një incidenti pranë të ashtuquajturës “vijë e verdhë”, kufiri që ndan zonat nën kontrollin palestinez nga ato të kontrolluara nga ushtria izraelite në Gazën Qendrore.
Sipas babait të tij, Bahaa Abu al-Ajeen, 38 vjeç, ai po e shoqëronte djalin drejt strehës së tyre të improvizuar, një kasolle e mbuluar me pëlhurë plastike në një fermë të shkatërruar nga lufta, e cila u shërbente si mbrojtje minimale nga dielli, shkruan NBC News
Familja po lëvizte në një zonë që ishte përcaktuar si e sigurt për civilët, pranë “vijës së verdhë”, e shënuar me blloqe dhe flamuj të verdhë. Abu al-Ajeen tha se, kur u përball me ushtarë izraelitë, mbeti i pasigurt se si duhej të vepronte.
