Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se Bashkimi Evropian dhe Japonia do të forcojnë bashkëpunimin e tyre në mënyrë që të adresojnë çështje të tilla si detyrimi ekonomik dhe praktikat e padrejta tregtare.
Ajo ka bërë këto komente pas zhvillimit të samitit të përbashkët Japonia-BE, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri japonez, Shigeru Ishiba.
Ky samit ka ndodhur ndërkohë që Bashkimi Evropian po përballet me vështirësi në arritjen e një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ditë para një takimi të mundshëm me liderët e Kinës.
Japonia kishte nënshkruar një marrëveshje tregtare me SHBA-në disa ditë më parë, ku u rënë dakord për uljen e tarifave të importit të automjeteve nga 25% në 15%, në këmbim të më shumë investimeve në tregun amerikan.