Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Turqia akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit dhe kërkon ndërhyrjen e SHBA-së

GD
Gazeta Demos24 tetor 2025 në 22:06
Turqia akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit dhe kërkon ndërhyrjen e SHBA-së

Turqia i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të ndërmarrin veprime ndaj Izraelit, pas akuzave për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Uashingtoni dhe partnerët ndërkombëtarë duhet të konsiderojnë sanksione dhe ndalimin e shitjes së armëve për t’i bërë presion Izraelit që të respektojë marrëveshjen.

Bëhet e ditur se Turqia, si anëtare e NATO-s, ka marrë pjesë si ndërmjetëse në negociatat për armëpushim dhe ka rritur rolin e saj pas një takimi mes Erdoganit dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.

“Pala e Hamasit po i përmbahet armëpushimit. Në fakt, ajo po e deklaron hapur angazhimin e saj ndaj kësaj. Ndërkohë, Izraeli po vazhdon ta shkelë armëpushimin”, tha Erdogan.

“Bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht SHBA, duhet të bëjë më shumë për të siguruar që Izraeli t’i përmbahet plotësisht armëpushimit dhe marrëveshjes”, shtoi ai.

Erdogan u pyet gjithashtu për komentet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili la të kuptohej kundërshtimin ndaj çdo roli paqeruajtës të forcave turke të sigurisë në Gaza.

Presidenti turk theksoi se bisedimet mbi këtë çështje janë ende duke u zhvilluar, duke shtuar: “Meqenëse kjo është një çështje shumëplanëshe, ka negociata gjithëpërfshirëse. Ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë Gazës çdo formë mbështetjeje për këtë çështje.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:10Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen
  • 08:49Tragjedi në Rio: Rrëzohet helikopteri, 4 anëtarë të një familjeje humbin jetën
  • 08:26Zelensky: Koreja e Veriut do të dërgon 50 mijë trupa në Rusi
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën