Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump thotë se s’do të dërgojë trupa amerikanë, si garanci sigurie për Ukrainën

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 16:09
Trump thotë se s’do të dërgojë trupa amerikanë, si garanci sigurie për Ukrainën

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane për të ndihmuar në zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje në Ukrainë, pavarësisht se një ditë më parë ishte shprehur i hapur ndaj idesë.

Nga Fox News, Trump u pyet: “Çfarë lloj garancish ndjeni se keni, për të ardhmen, pas kësaj administrate të Trumpit, që nuk do të jenë çizmet amerikane në terren duke mbrojtur kufirin e (Ukrainës)?”

“Epo, ju keni garancinë time, dhe unë jam president,” u përgjigj Trump.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi të martën se Trump ka përjashtuar vendosjen e trupave amerikane në terren në Ukrainë.

Roli i SHBA-së në garancitë e sigurisë për Ukrainën ishte në qendër të bisedimeve të djeshme mes Trumpit, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë. Udhëheqësit e huaj duan të dinë se cilat burime do të angazhojë Trump për t’u siguruar që, sapo të arrihet një marrëveshje e mundshme paqeje, Rusia të mos ketë mundësi të rigrupohet dhe të synojë më shumë territor në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:16Transferimi nga burgu i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, cenon rëndë të drejtat e mia
  • 13:48Shkon në 64 numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Spanjë
  • 13:42“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Tiranë
  • 13:40Protestat, Rama: Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  • 12:26Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit