Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se, nëse avionët luftarakë venezuelianë fluturojnë mbi anijet detare amerikane dhe “vënë Amerikën në një pozicion të rrezikshëm, ata do të rrëzohen”.
Paralajmërimi i presidentit amerikan vjen pasi Venezuela fluturoi avionë ushtarakë pranë një anijeje amerikane në brigjet e Amerikës së Jugut për herë të dytë brenda dy ditësh, thanë zyrtarët amerikanë për CBS News.
Raportet vijnë pas një sulmi amerikan kundër asaj që zyrtarët e Trump e quajtën një “anije që transportonte drogë nga Venezuela” e operuar nga një bandë, duke vrarë 11 persona.
Presidenti venezuelian Nicolás Maduro ka thënë se akuzat e SHBA-së për vendin e tij nuk janë të vërteta dhe se dallimet midis kombeve nuk justifikojnë një “konflikt ushtarak”.
“Venezuela ka qenë gjithmonë e gatshme të flasë, të angazhohet në dialog, por ne kërkojmë respekt”, shtoi ai.
Kur u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale të premten se çfarë do të ndodhte nëse avionët luftarakë venezuelianë fluturonin përsëri mbi anijet amerikane, Trump tha se Venezuela do të ishte në “telashe”.
