Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij do të ndërmarrë “veprime shumë të forta” nëse autoritetet iraniane fillojnë të ekzekutojnë protestuesit, pa dhënë hollësi se cilat do të jenë ato veprime.
“Nuk kam dëgjuar për varje. Nëse i varin [protestuesit], do të shihni disa gjëra… Ne do të ndërmarrim veprime shumë të forta, nëse ata bëjnë një gjë të tillë”, tha Trump për televizionin CBS në Michigan, raporton “The Guardian”.
Ai shtoi se është i vetëdijshëm për humbjet e jetëve gjatë më shumë se dy javëve të protestave, duke thënë se “një numër goxha substancial” i njerëzve janë vrarë. Trump ripërsëriti gjithashtu se “ka shumë ndihmë rrugës” për qytetarët iranianë “në forma të ndryshme”, përfshirë edhe asistencën ekonomike.
Presidenti amerikan përmendi edhe sulmet ajrore të vitit të kaluar ndaj tri qendrave bërthamore të Iranit, pa dhënë hollësi shtesë mbi operacionet.
