Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump paralajmëron Iranin: Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë! Të sillen siç duhet

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 23:51
Trump paralajmëron Iranin: Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë! Të sillen siç duhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se nuk i pëlqen të vendosë afate kohore, kur u pyet nga gazetarët se sa kohë ka Irani përpara se forcat amerikane të nisin bombardimin e urave në territorin iranian.

“Nuk më pëlqen të jap afate, por ata e dinë shumë mirë, e dinë se si funksionon kjo… Më mirë të sillen siç duhet”, tha Trump.

Një ditë më parë, presidenti amerikan kishte paralajmëruar në një intervistë për televizionin Fox News se do të urdhëronte bombardimin e centraleve elektrike dhe urave në Iran që nga java e ardhshme, nëse Teherani nuk arrin një “marrëveshje”.

“Gjërat do të shkojnë vërtet keq për ta”, tha Trump, duke shtuar se “javën e ardhshme do të jenë në radhë centralet elektrike” dhe javën pasuese “do të jenë urat”, nëse iranianët “nuk ulen në tryezën e negociatave”.

Ndërkohë, kreu i negociatorëve iranianë dhe kryetari i parlamentit të Iranit, Mohamed Bagher Galibaf, deklaroi se nëse Teherani nuk përfiton nga “Memorandumi i Mirëkuptimit” me Shtetet e Bashkuara, atëherë “nuk ka asnjë arsye të qëndrojë në një marrëveshje të tillë”.

Siguria kombëtare e Iranit varet nga ruajtja e “rregullimeve iraniane” në ngushticën e Hormuzit, shtoi Galibaf në një reagim të gjatë të publikuar në platformën Telegram.

Sipas politikanit iranian, qasja e Iranit ndaj konfliktit me SHBA-në dhe negociatave për përfundimin e tij duhet të bazohet te interesat kombëtare, siguria kombëtare dhe një perspektivë afatgjatë. Teherani, sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të mbështetet te forcat e veta.

Megjithatë, Galibaf nuk e përjashtoi mundësinë e negociatave me Shtetet e Bashkuara.

“Negociatat në këtë fazë nuk nënkuptojnë kompromis, por së bashku me luftën janë pjesë e strategjisë së rezistencës dhe mbrojtjes së interesave kombëtare”, tha ai, sipas agjencisë Reuters.

“Ndarja dhe zgjedhja mes negociatave ose luftës si e vetmja zgjidhje është një gabim strategjik”, shtoi kreu i parlamentit iranian. /Panorama

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s