Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump paralajmëron Hamasin: Veproni shpejt, s’do të tolerojmë vonesa

GD
Gazeta Demos4 tetor 2025 në 19:24
Trump paralajmëron Hamasin: Veproni shpejt, s’do të tolerojmë vonesa

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se e vlerëson faktin që Izraeli kishte ndaluar përkohësisht bombardimet dhe i kërkoi Hamasit, grupit militant palestinez që kontrollon Gazën, të vepronte shpejt me planin e tij sepse nuk do të tolerohen vonesa.

“E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet në mënyrë që t’i japë lirimit të pengjeve dhe Marrëveshjes së Paqes një shans për t’u përfunduar”, thotë ai në një postim në platformën e tij “Truth Social”.

“Hamasi duhet të veprojë shpejt, përndryshe gjithçka mund të anulohet shpejt”, shton ai.

“Nuk do të toleroj vonesë, të cilën shumë mendojnë se do të ndodhë, ose ndonjë rezultat ku Gaza përbën përsëri një kërcënim”, vazhdon ai. “Le ta bëjmë këtë, SHPEJT”, shkroi Trump.

Ai shtoi: “Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë!”

Komentet e presidentit amerikan vijnë pas tri sulmeve të ndara ajrore këtë mëngjes në Qytetin e Gazës, njëri prej të cilëve vrau një person dhe la disa të tjerë të plagosur, sipas burimeve mjekësore në spitalin al-Shifa

HamasIzraelSHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:50Rama fton studentët për diskutim, u vendos karriget bosh te Kryeministria me mbishkrimin “dialog”
  • 09:29Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit
  • 08:51Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet, do shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimin penal
  • 08:49Takimi me drejtuesit e gjimnazeve, Kumbaro: Procesi mësimor vijon, orët e humbura do të plotësohen të gjitha
  • 08:49Rama bën bilancin: Rreth 200 policë të lënduar dhe vetëm 80 protestues