Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump: Marrëveshja e paqes mund t’i japë fund luftës pa një armëpushim paraprak

GD
Gazeta Demos16 gusht 2025 në 11:46
Trump: Marrëveshja e paqes mund t’i japë fund luftës pa një armëpushim paraprak

Donald Trump thotë se “të gjithë” besojnë se marrëveshja e paqes mund t’i japë fund luftës pa një armëpushim paraprak.

Presidenti amerikan sapo ka shkruar në Truth Social pas asaj që e quajti një “ditë të shkëlqyer dhe shumë të suksesshme në Alaska”.

Ai tha se takimi me homologun rus, Vladimir Putinin “ka shkuar shumë mirë, ashtu si dhe një telefonatë vonë në mbrëmje me presidentin Zelensky të Ukrainës dhe liderë të ndryshëm evropianë”.

“U përcaktua nga të gjithë se mënyra më e mirë për të përfunduar luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të kalojmë drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje, e cila do ta ndalonte luftën, dhe jo në një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh nuk qëndron”, pohoi 79-vjeçari.

Ai gjithashtu konfirmoi se ditën e hënë do ta mirëpret në Zyrën Ovale, Zelenskyn.

“Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë do të planifikojmë një takim me presidentin Putin”, shtoi ai, duke përfunduar se “Potencialisht, jetët e miliona njerëzve mund të shpëtohen. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, përfundoi Trump.

Ndryshe, Zelensky konfirmoi takimin me presidentin amerikan gjersa tha se ka pasur një bisedë të mirë telefonike me Trumpin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:02A u takua me Vlora Hysenin, deklarohet për herë të parë Ergys Agasi - jep detaje avokati i tij
  • 23:50Trump: Askush nuk më falënderon që nuk e marr pagën si president i SHBA-së
  • 20:25Shpërthim i madh në një apartament në Zvicër, disa persona pësojnë lëndime
  • 20:06Shpërthim i fuqishëm në Zvicër, 4 të plagosur
  • 16:52Netanyahu paralajmëron Iranin: Fundi i regjimit është afër, mos u ngatërroni me ne