Presidenti i SHBA i ka kërcënuar sërish shtetet evropiane me tarifa doganore. Çdo vend që vendos taksa digjitale ndaj kompanive amerikane duhet të paguajë një tarifë prej 100 për qind për të gjitha eksportet e mallrave.
Rikthehen kërcënimet doganore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për vendet evropiane. T. Tarifat do të zëvendësonin marrëveshjet ekzistuese doganore, shkroi Trump në platformën Truth Social. Kjo do të vlente pavarësisht nëse marrëveshjet janë zbatuar apo vetëm janë nënshkruar. Trump shtoi se tarifat e reja do të aplikoheshin për të gjitha mallrat që eksportohen në SHBA. Ai e justifikoi këtë hap me faktin se disa vende janë pranë vendosjes së taksave digjitale që do të preknin kompanitë amerikane. Presidenti amerikan nuk përmendi vende konkrete.
Në Austri, për shembull, ekziston tashmë një taksë digjitale: aty, që nga viti 2020, platformat e mëdha online janë të detyruara të paguajnë 5 për qind të të ardhurave nga reklamat.
Komisioni Evropian reagon i vendosur Komisioni Evropian i hodhi poshtë si të pajustifikuara tarifat e kërcënuara nga Trump. “BE dhe shtetet e saj anëtare kanë të drejtën sovrane për të rregulluar aktivitetet ekonomike në territorin e tyre në përputhje me vlerat tona demokratike dhe detyrimet ndërkombëtare”, deklaroi një zëdhënës.
