“Elon ndoshta ka marrë më shumë subvencione sesa çdo njeri tjetër në histori, dhe pa to, ndoshta do t’i duhej të mbyllte gjithçka dhe të kthehej në Afrikën e Jugut”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.
Ai shtoi se iniciativa DOGE – Departamenti për Efiçencën Qeveritare – të cilën Musk ndihmoi ta krijonte, mund të kthehet kundër tij.
“Asnjë lëshim raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike – dhe vendi ynë do të kursente një PASURI. Ndoshta DOGE duhet të hetojë këtë çështje me kujdes?”, shkroi presidenti.
Sipas një vlerësimi të Washington Post, bizneset e Musk kanë përfituar të paktën 38 miliardë dollarë në kontrata, kredi, subvencione dhe lehtësime tatimore nga shteti ndër vite.
Trump dhe Musk e nisën vitin me lavdata të ndërsjella dhe paraqitje publike të përbashkëta, por raportet u përkeqësuan muajin e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth borxhit publik.
