Presidenti Donald Trump tha të dielën se do t’u thoshte në një takim gjeneralëve dhe admiralëve amerikanë në Quantico të Virxhinias se ata ishin udhëheqës të çmuar që duhej të ishin të fortë dhe të ashpër.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thirri udhëheqës të lartë ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota për një takim në Quantico të martën – një takim i rrallë i udhëheqjes ushtarake të vendit.
“Dua t’u them gjeneralëve se i duam, se janë udhëheqës të çmuar, se duhet të jenë të fortë, të ashpër, të zgjuar dhe të dhembshur”, tha Trump për Reuters në një intervistë.
“Kjo është e gjitha, shpirti i trupave. Është koha që dikush ta bëjë këtë,” shtoi ai.



