Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Tragjike: Vdesin dy shqiptarë nga një aksident i rëndë në SHBA – kishin shkuar për studime

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 10:30
Tragjike: Vdesin dy shqiptarë nga një aksident i rëndë në SHBA – kishin shkuar për studime

Dy të rinj shqiptarë, Samira Xhaferi dhe Albi Çela, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor. Lajmi i rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri, ndërsa familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për t’i sjellë trupat e tyre në atdhe.

Sipas inicuesve të fondit, Samira, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin e saj për kërkimin shkencor. Ndërsa Albi, 30 vjeç, ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Law dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës.

Të fejuar dhe të pandarë, Samira dhe Albi ndanin dashurinë për librat, për dijen dhe për botën e “Harry Potter”, e cila i lidhte edhe më shumë në jetën e tyre të përditshme. Miqtë dhe të afërmit i përshkruajnë si dy të rinj të qetë, të mirë dhe të dashur, që sillnin ngrohtësi kudo ku shkonin.

“Humbja e tyre ka lënë një boshllëk të pamatë në familjet tona dhe në komunitetin që ata prekën me dritën dhe dhembshurinë e tyre,” shkruhet në thirrjen e hapur.

Fushata ka për qëllim të mbledhë fondet e nevojshme për transportimin e trupave në Shqipëri si dhe për shpenzimet e varrimit dhe ceremonive përkujtimore. Familjarët u bëjnë apel të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen që të kontribuojnë sipas mundësive ose të shpërndajnë nismën për të nderuar kujtimin e tyre.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:13As 800 tonë ndihma nuk mjaftojnë për Gazën – mbulojnë vetëm 20 deri në 30% të nevojave bazë
  • 15:21Kompanitë britanike të energjisë në alarm pasi hakerët e lidhur me Iranin mbyllën një termocentral
  • 10:16Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar
  • 10:13Trump pas dështimit të negociatave me Kanadanë: Duan përfitimet e një shteti pa qenë shtet
  • 09:47Aksident i rënd në Gjermani: Dy vetura bëhen copë-copë