Një anëtar i Dhomës së Lordëve nga radhët e Laburistëve, Lord David Lipsey, ka ndërruar jetë tragjikisht në lumin Wye në Glasbury, Pows.
Sipas mediave britanike, Lipsey ishte parë për herë të fundit duke notuar në lumë, ndërsa policia ka konfirmuar sot se trupi i 77-vjeçarit është gjetur në ujë.
Bëhet e ditur se gjatë kohës së kryeministrit Jim Callaghan në vitet ’70 Lord Lipsey ishte një gazetar dhe këshilltar në Downing Street.