Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Thatë, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje 45-vjeçare.
Dyshohet se gruaja është futur në ujë dhe ka humbur jetën, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë polumbarët, të cilët pas rreth 30 minutash kërkime kanë arritur të nxjerrin trupin nga liqeni.
