Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Tragjedi në Alpet franceze: Tre skiatorë vdesin nga orteku i fuqishëm – po bënin ski jashtë pistës

GD
Gazeta Demos13 shkurt 2026 në 19:15
Tragjedi në Alpet franceze: Tre skiatorë vdesin nga orteku i fuqishëm – po bënin ski jashtë pistës

Tre skiatorë kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në vendpushimin luksoz të Val d’Isere në Alpet Franceze.

Ortekut i kanë shpëtuar vetëm disa skiatorë, ndërsa një shtetas britanik ka pësuar lëndime të lehta, sipas prokurorit.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej katër skiatorësh që po bënin ski jashtë pistës së kontrolluar, nën shoqërinë e një instruktori profesionist. Të gjithë ishin të pajisur me pajisje sigurie kundër ortekëve, përfshirë transmetues, lopata dhe sonda, shkruan Daily Mail .

Prokurori Bachelet shtoi se testet e alkoolit dhe drogës ndaj instruktorit dolën negative, ndërsa shefi i pistave, Cedric Bonnevie, theksoi se një nga viktimat duket se është bllokuar lart në shpat, ndërsa dy të tjerët ishin më poshtë dhe nuk mund të parashikonin ortekun që i rrëmbeu.

Më herët, Meteo-France kishte lëshuar një alarm të kuq për rrezik ortekësh në zonën lokale. Disa ditë më parë, dy skiatorë të tjerë humbën jetën pas një orteku në Alpet franceze, ndërsa një tjetër vdiq në Montgenevre.

Ortekët vazhdojnë të jenë kërcënim i madh për skiatorët këtë sezon, duke shkaktuar të paktën 20 viktima në Alpet franceze, zvicerane, italiane dhe austriake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s