Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

GD
Gazeta Demos20 tetor 2025 në 22:42
Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

Një person u vra dhe disa të tjerë mbetën të plagosur nga një tornado që goditi rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit mbrëmjen e së hënës.

Ministri i Brendshëm Laurent Nunez konfirmoi lajmet për viktimën dhe tha se po monitoronte situatën pasi shumë njerëz të tjerë u plagosën nga tornadoja.

Sakaq, videot e postuara në mediat sociale tregojnë tre vinça që rrëzohen në Ermont nga tornadoja që goditi periferitë e kryeqytetit francez.

Sipas prefekturës rrëzimi i vinçave shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe janë konfirmuar katër persona të plagosur rëndë që po trajtohen me ndihmë mjekësore.

Të tronditur dukshëm, banorët që ishin në shtëpi në atë kohë mund të shihnin vetëm elementët teksa binin mbi çatitë e tyre. Othman, i cili jeton në të njëjtën lagje, ishte gjithashtu në shtëpi në atë kohë.

“Doja të flija pak. Kjo është ajo që më shpëtoi, sepse qepenat e mia ishin të mbyllur. Dritaret e mia nuk shpërthyen, si të disa fqinjëve të mi. Gjithçka lëvizte përreth meje, ndjeva se nuk ishte thjesht një erë e fortë. Dritarja ime ka pamje nga kantieri i ndërtimit. Kur hapa qepenat, pashë pemë të shkulura që kishin rënë mbi makinën time. Në kantierin e ndërtimit, pashë një trup të mbuluar me një çarçaf të bardhë. E dija që kishte një person të vdekur”, rrëfeu ai.

Francetornado

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 22:13As 800 tonë ndihma nuk mjaftojnë për Gazën – mbulojnë vetëm 20 deri në 30% të nevojave bazë
  • 15:21Kompanitë britanike të energjisë në alarm pasi hakerët e lidhur me Iranin mbyllën një termocentral
  • 10:16Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar
  • 10:13Trump pas dështimit të negociatave me Kanadanë: Duan përfitimet e një shteti pa qenë shtet