Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Thirrja dramatike nga AFP: Gazetarët e fundit në Gaza po vdesin nga uria

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 13:33
Thirrja dramatike nga AFP: Gazetarët e fundit në Gaza po vdesin nga uria

“Pa një ndërhyrje të menjëhershme, gazetarët e fundit në Gaza do të vdesin.”

Që prej largimit të stafit të saj në vitin 2024, AFP ka vijuar raportimin nga Gaza përmes një grupi të vogël: një gazetar freelance, tre fotografë dhe gjashtë kameramanë të pavarur, ndër të fundit që dokumentojnë realitetin e një prej zonave më të rrezikshme dhe të izoluara në botë. Prej gati dy vitesh, mediat ndërkombëtare janë të ndaluara të hyjnë në territor.

Ata tani janë të sfilitur, pa ushqim, pa ujë, pa transport dhe pa mundësi për të raportuar.

Njëri prej tyre, Bashar, 30 vjeç, pjesë e AFP që nga viti 2010, ka shpërndarë një mesazh prekës në Facebook më 19 korrik:

“S’kam më forcë të punoj për mediat. Trupi im është i rraskapitur. Nuk mundem më!”

Bashar, ashtu si miliona palestinezë të tjerë, jeton në varfëri ekstreme, lëviz mes kampeve të refugjatëve nën bombardime të përditshme. Prej shkurtit, ai banon në rrënojat e shtëpisë së tij me familjen. Të dielën, raportoi se njëri nga vëllezërit e tij kishte ndërruar jetë prej urisë.

Paga mujore që marrin nga AFP nuk mjafton për të blerë ushqime. Çmimet janë të papërballueshme, sistemi bankar është shembur dhe këmbimet me llogari online mbajnë deri në 40% komision.

AFP nuk ka më as mjete për t’u siguruar automjete apo karburant dhe vetë ngarja e një makine është një akt vetëvrasës, pasi bëhen objektiv i sulmeve ajrore. Gazetarët lëvizin në këmbë, me karroca apo me gomar.

Në jug të Gazës ndodhet Ahlam, e cila thotë:

“Çdo herë që dal nga tenda për të intervistuar apo raportuar, nuk e di nëse do të kthehem gjallë.”

Ajo vazhdon të raportojë “për të dhënë zë kësaj masakre”, edhe pse mungesa e ushqimit dhe ujit po e thyen çdo ditë.

Gazetarët e mbetur nuk kanë më forcë. Ata nuk mund të lëvizin nëpër Gaza për të dokumentuar realitetin. Mesazhet që dërgojnë janë gjithnjë e më të shkurtër, gjithnjë e më të dhimbshëm. Kurajoja e tyre heroike është e vetmja gjë që u ka mbetur.

“Për herë të parë, ndiej që jam dorëzuar,” shkroi Bashar të dielën.

Ndërsa Ahlam vijon me rezistencë: “Nuk është zgjedhje. Është domosdoshmëri.”

“Prej themelimit të AFP-së në vitin 1944 kemi humbur gazetarë në konflikte. Por askush nga ne nuk mban mend kolegë që kanë vdekur nga uria” , thuhet në mbyllje të deklaratës tronditëse të AFP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:13Lavrov kërcënon Europën: Nëse sulmoni Rusinë lufta tjetër do të jetë shumë e shkurtër
  • 16:58Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne
  • 10:33Deputetët e PD-së shkojnë në Parlamentin shqiptar sot me logon e UÇK-së