Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Tajfuni godet Tajvanin: 14 të vdekur, mbi 100 persona ende të zhdukur

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 07:43
Tajfuni godet Tajvanin: 14 të vdekur, mbi 100 persona ende të zhdukur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në një zonë të Tajvanit të frekuentuar nga turistët, pasi super tajfuni Ragasa goditi ishullin, ndërkohë që Hong Kongu dhe Kina kontinentale po përgatiten për përplasjen.

Stuhia e fuqishme – më e forta ndër vite – ka detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa fluturimet janë anuluar dhe shkollat e bizneset janë mbyllur. Të paktën edhe katër persona të tjerë janë raportuar të vdekur në Filipine, ku afro 700 mijë njerëz u prekën nga super tajfuni në rajonin verior Luzon.

Viktimat në Tajvan janë raportuar në qarkun lindor të Hualienit, ku 129 persona rezultojnë ende të zhdukur pasi qyteti Guangfu u përmbyt nga vërshimet e një liqeni bllokues që theu brigjet. Departamenti i zjarrfikësve në Tajvan tha se të gjithë të vdekurit dhe të zhdukurit janë nga Guangfu, raporton skynews, transmeton Sinjali.

Një banor, një postier me mbiemrin Hsieh, i tha agjencisë Reuters se uji u përplas si një “cunam” që e rrëmbeu makinën e tij deri në dhomën e ndenjjes.

Ndërkohë, fshati Dama, me rreth 1 mijë banorë, është përmbytur tërësisht. Kryeplaku i tij, Wang Tse-an, tha për Reuters se shumë banorë ende ndodhen të bllokuar atje, duke shtuar: “Është kaos tani. Ka baltë dhe gurë kudo.”

Ragasa pritet të godasë provincën Guangdong në Kinë sot, ku mbi 370 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa niveli i alarmit për stuhinë në Hong Kong është ngritur në nivelin më të lartë, 10.

Banorët janë paralajmëruar për erëra me forcë uragani që tejkalojnë 190 kilometra në orë në disa pjesë të qendrës financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s