Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Presidenti i Rumanisë thotë se do të “urdhërojë masa proporcionale” ndaj Rusisë pas sulmit me dron

GD
Gazeta Demos29 maj 2026 në 10:23
Presidenti i Rumanisë thotë se do të “urdhërojë masa proporcionale” ndaj Rusisë pas sulmit me dron

Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, ka thirrur një mbledhje të këshillit kombëtar të sigurisë për këtë mëngjes për të diskutuar përgjigjen ndaj incidentit, duke deklaruar se do të “urdhërojë masa proporcionale”.

Ndërkohë, Rumania ka thirrur edhe ambasadorin rus.

“Ajo që ndodhi sot në Galați është pasojë e drejtpërdrejtë e luftës së agresionit të nisur nga Rusia kundër Ukrainës, mënyrës së papërgjegjshme dhe të pakontrolluar me të cilën Moska operon këto sisteme armësh pranë kufijve të NATO-s, si dhe shpërfilljes sistematike të ligjit ndërkombëtar. Nuk ka asnjë paqartësi lidhur me autorin apo shkakun e këtij agresioni”, tha ai.

Dan shtoi se Rumania është shtet anëtar i NATO-s dhe nuk do të pranojë në “asnjë mënyrë që lufta e agresionit që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës të transferohet te qytetarët e saj.”

Incidenti shkaktoi reagime të menjëhershme dhe dënime të gjera nga liderët më të lartë të BE’së, përfshirë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Lufta agresive e Rusisë ka kaluar edhe një vijë tjetër. Një dron rus goditi një zonë të dendur të banuar në Rumani, duke plagosur civilë. Në territor të BE-së”.

Ajo shtoi se BE-ja “do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë” dhe se “po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve”.

Një dron rus i lëshuar kundër Ukrainës u rrëzua në një ndërtesë banimi në Galați, në lindje të Rumanisë, një shtet anëtar i NATO-s, duke lënë të plagosur dy persona.

Nicușor Dan

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s