Afganistani ka nisur një operacion ushtarak “në shkallë të gjerë” kundër pozicioneve të ushtrisë pakistaneze në përgjigje të sulmeve të fundit të kryera nga Islamabadi, thanë zyrtarët talebanë.
“Shumë” ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe disa janë kapur robër në ofensivën e nisur të enjten vonë përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, tha zëdhënësi kryesor i grupit, Zabihullah Mujahid, raporton BBC.
